Pas Report Tv, Flamur Noka sulmon edhe televizionet A2 CNN dhe Euronews Albania: Janë kthyer në media varikarlo për ti shërbyer Ramës!

3 Qershor 2025, 11:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas Report Tv, Flamur Noka sulmon edhe televizionet  A2 CNN dhe Euronews

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shtuar listën e zezë të medieve "armike" të cilat ai i konsideron si në shërbim të Edi Ramës.

Mbrëmë në emisionin "Tē paekspozuarit" të Ylli Rakipi duke folur për zgjedhjet e 11 majit, përveç vjedhjes që partia në pushtet u ka bërë votave, Noka fajësoi për humbjen katastrofike të PD edhe medie kryesore si A2CNN dhe Euronews Albania, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë përçuese të mëdha të aksionit të Sali Berishës për të rimarë PD me Foltoren dhe "Rithemelimin", deri ditën e humbjes më katastrofike në historinë e pluralizmit, zgjedhjet e 11 majit.

Noka dhe eksponentë të tjerë të PD, prej kohësh akuzojnë Report Tv dhe pronarin e saj Karlo Bolino, por futja në listën e zezë edhe të A2CNN me pronar Bashkim Ulajn dhe Euronews, duket se është një zhvillim i ri në rrugën pa krye ku është futur PD e Berishës e cila nuk rresht së zbuluari armiq të brendshëm, të jashtëm dhe mediatik, por vetëm nga vetja nuk e kthen asnjëherë gishtin e përgjegjësisë.

"A e ke parë A2CNN, ai është Karlo Bolino numër 2. A e ke parë EuroNews, Karlo Bolino numër 3. Mediat varikarlon janë bërë edhe ato. Të gjitha këto janë shndërruar në media varikarlon për ti shërbyer Edi Ramës", ka thënë ndër të tjera Noka./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide