Për "The New York Times"/ LaCivita: S'do ndërhyj te administrata Trump për Berishën

19 Shkurt 2025, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Për "The New York Times"/ LaCivita: S'do ndërhyj te

Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në lobim pranë administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij.

“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita, shkruan “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai. 

Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për përpjekje të Berishës për të krijuar lidhje me figurat politike amerikane, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur atë non grata.

LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës Trump.

Berisha ka përdorur punësimin e z. LaCivita nga partia e tij për t'u lidhur me z. Trump, megjithëse presidenti i SHBA nuk ka shprehur mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare.

Berisha gjithashtu është përpjekur të distancohet nga partia në pushtet duke premtuar se, nëse opozita fiton, nuk do të rinovojë marrëveshjen e Shqipërisë për të pranuar migrantë nga Italia.

Për "The New York Times"/ LaCivita: S'do ndërhyj te

 

Po ndodh...