Përplasja Berisha-SPAK për fletë-thirrjen për 21 janarin/ Gazetari Poli Hoxha: Po kthehet në komedi

14 Nëntor 2025, 21:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja Berisha-SPAK për fletë-thirrjen për 21 janarin/

Gazetari, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se përplasja mes Berishës dhe SPAK për fletë thirrjen për çështjen e 21 janarit është duke u kthyer në një komedi.

Hoxha: Institucionet në përgjithësi, edhe institucionet më të mbaruara nuk bëjnë lojëra me protokollet, me dërgimin e letrës, me postën etj.

Kjo është një situatë e përsëritur të cilën ne e përjetuam edhe për klubin ‘’Partizani’’.

Trokitej në katin e pestë, e zbresin postierin në kat të katërt, shkoi në PD, e kështu me radhë.

Tani kur përsëritet çdo formë tragjike kthehet në komedi.

Aktualisht është duke u kthyer në komedi sepse fakt është që edhe sikur vetëm publikisht ta kishte marrë njoftimin Berisha nga mediat.

Por është e sigurtë, jo një herë por dy herë i ka shkuar edhe në datën 3 edhe në datën 9.

Herën e parë i ka shkuar vetëm në shtëpi në datën 3.

Pastaj meqënëse roja atje kishte marrë porosinë siç ishte edhe shënimi që u zbardh sot që mos merrni asnjë porosi nga SPAK, u dërgua edhe në Kuvend ku nga protokolli i Kuvendit është vërtetuar që ka ardhur por nuk e pranon PD.

 

Po ndodh...

ide