Po afron 14 maji, por nga buron qetësia parazgjedhore e Edi Ramës?!

26 Shkurt 2023, 20:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Po afron 14 maji, por nga buron qetësia parazgjedhore e Edi Ramës?!

Jemi shumë afër fillimit të fushatës elektroale për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj.

Palët duket se ende nuk po e ndjejnë presionin që sjell prag-fushata.
PS ndyryshe nga çdo fushatë tjetër, kur kandidatët pompoheshin shumë muaj para, këtë herë ende si kanë përcaktuar kandidatët përfundimtarë që do garojnë, ose qëndron variati i rikonfirmimit të 60 kryetarëve aktualë të bashkive, pasi përveç bashkisë Shkodër të gjitha drejtohen nga socialistët.

Por prapë pyetja që lind është, nga buron kjo qetësi e Edi Ramës në prag zgjedhjesh?
Nga kundërshtari kryesor që është armik i SHBA, apo nga garancia e
funskionimit të çdo lloj mekanizmi qoftë dhe blerja e votës që mund ta nxirrnin fitues?

Nga të dhënat deri më tani është zhvilluar vetem një betejë e pazakontë në 6 mars 2022, ku grupi Berisha arriti të merrte së bashku me LSI, bashkinë Shkodër duke mbledhur 43% të votave dhe humbi 5 të tjera që ishin Dibra, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Lushnja.
Por dhe Shkodra duket se nuk ka asgjë të garantuar në këto zgjedhje për t’u mbajtur nga opozita. Deputeti i LSI Agron Çela që ka qënë dhe drejtues qarku i ka dhënë LSI 10 mijë vota në Shkodër në 2021, e ndoshta një numër më pak dhe në zgjedhjet e 2022.

Kalimi i tij tek PS, duket se e kthen përqindjen dhe kuotimin e fituesit. Situata në Shkodër duket e ndezur, mësohet se deputeti i PS Benet Beci ka pasur një konflikt me Agron Çelën, mediat thonë se Shkodra është një bast i fortë për Edi Ramën.
Tirana ku pritet një betejë e rëndësishme duket se ka një projeksion të ri. Sondazhi i bërë pak ditë më parë nga Eduard Zaloshnja e nxirrte kandidatin e Berishës me 23%. Ajo që vihej në dukje në sondazh ishte % e grupimit opozitar Dashamir Shehi- Astrit Patozi me 22%. Një dyshe që duket qartë që merr me vete shumë demokratë e qytetarë të Tiranës.

Ndërkohë në këtë sondazh pritet të përfshihet dhe emri i kandidatit të grupimit të Alibeajt i cili mund të ketë, një tjetër peshë në sondazhet përfundimtare.
Një kandidat i primareve në Korçë është shpallur tashmë kandidat nga Alibeaj. Mjeku Gjergj Gjata pritet të jetë një faktor me rëndësi në zgjedhjet, duke qënë se vjen dhe si propozim i strukturave.
Në Mallakastër kandidati i Alibeajt duket se është dhë një potencial për të fituar bashkinë. Agron Kapllanaj ishte ndër më të votuarit e zgjedhjeve të 2021 në listën e qarkut Fier, me rreth 9 mijë vota.
Ndërkohë PD ka shpallur të tjerë kandidatë në disa prej bashkive dhe pritet ende të plotësojë hartën e kandidatëve.

Durrësi dhe Elbasani janë dy vatra të forta politike, ku PS synon ti rimbajë përsëri. Në këto dy bashki ende nuk kemi kandidatë nga grupi Alibeaj. Në Durrës kandidatja e PS fitoi me 57% në zgjedhjet e pjesshme të 2022, kurse në Elbasan shifrat e zgjedhjeve të 2021 në zgjedhjet parlamentare, e kanë nxjerrë PS me 52%.
Me një PD të ndarë në dy kandidatë përmbysja e këtyre shifrave mund të jetë e vështirë për Sali Berishën që po humbet dhe aleatë si Dashamir Shehin, Agron Dukën me PAA dhe Idrizin e PDIU. Aleati i Berishës është Ilir Meta që shfaqet në takime me disa kandidatë të Berishës si një dublant i Berishës dhe po kryen rolin e shefit të organizimit të rithemelimit të Berishës. Ky rol i Metës, nuk dihet sa shpresëdhënës do rezultojë pas zgjedhjeve.

Ndërkohë që në gjykatë vula e PD pritet në 3 mars për vendimin final. Kush do ta përfaqësoje siglën zyrtare në zgjedhje dhe a po pret Edi Rama këtë vendim për të nisur fushatën dhe për të përcaktuar shigjetimet?

Ndërkohë pritet që nësë nuk arrihet marrja e siglës, Berisha mund të hyjë në siglën e Partisë së Lirisë, gjë që mund të këtë një ndikim tek demokratët që do jenë të dyzuar për zgjedhjen e tyre Nëse Berisha humb zgjedhjet a do të lejojë hapjen e partisë duke dhënë dorëheqje apo ka përgatitur gati justifikimin e tij që Edi Rama, nuk mundet me votë?!./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...