“Po u ul çmimi në bursë, do ulet dhe tek ne”, Ibrahimaj pas ngritjes së Bordit dhe formula që ndoqën:Kemi rritje të ekonomisë! Ushqimet kanë pësuar luhatje, por po i shohim

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 3.8% në tremujorin e fundit të vitit 2025, duke tejkaluar mesataren e Bashkimit Evropian prej 1.4% si dhe atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3%. Sipas saj, ky rezultat konfirmon qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe performancën pozitive në raport me rajonin dhe më gjerë.
Gjatë konferencës për shtyp, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe funksionimit të Bordit të Transparencës, i cili është riaktivizuar për të monitoruar dhe kontrolluar çmimet e karburanteve në vend.
Ibrahimaj bëri me dije se autoritetet kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme luhatjet e tregut, duke evidentuar një periudhë stabiliteti në fund të shkurtit, e ndjekur nga rritje të ndjeshme gjatë muajit mars, ku çmimi i naftës arriti deri në 215 lekë për litër. Në këtë kontekst, Bordi sipas saj ka ndërhyrë për të përcaktuar çmimet tavan për tregtimin e karburanteve, bazuar në një formulë të miratuar më herët, e cila merr në konsideratë çmimet ndërkombëtare të bursës dhe kostot e tregtimit.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorimin ditor të çmimit të karburanteve dhe kemi parë që gjatë, që nga fundi i muajit shkurt, një situatë e cila ishte stabile. Ku çmimi ishte 173 lekë kemi pasur luhatje të çmimit në muajin mars, ku çmimi në max ka arritur deri në 215 lekë. Duke parë maksimumin kemi parë një rritje të çmimit të naftës, ndërkohë sa i takon bursës dhe çmimeve të bursës, çmimi i bursës nga shkurti deri më sot është rritur me 97%.
Dje ne mblodhëm Bordin së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe anëtarë të tjerë të bordit me qëllim diskutimin për çmimet dhe vendosjen e çmimeve maksimale të tregtimeve. Mekanizmi që përdoret është një formulë që është bazuar në aktin normativ që është ndërmarrë në 2022 kur kishim një situatë të ngjashme”, tha Ibrahimaj, ku theksoi më tej se paralelisht, institucionet po ndjekin me kujdes edhe ecurinë e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat kanë shfaqur luhatje të fundit.
Ministria bëri me dije se është ndërmarrë një monitorim përmes strukturave përkatëse, me synimin për të mbrojtur konsumatorët dhe për të minimizuar ndikimin e rritjes së çmimeve, veçanërisht tek shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.
Pjesë nga fjala e Ibrahimajt:
Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorimin ditor të çmimit të karburanteve dhe kemi parë që gjatë, që nga fundi i muajit shkurt, një situatë e cila ishte stabile. Ku çmimi ishte 173 lekë kemi pasur luhatje të çmimit në muajin mars, ku çmimi në max ka arritur deri në 215 lekë. Duke parë maksimumin kemi parë një rritje të çmimit të naftës, ndërkohë sa i takon bursës dhe çmimeve të bursës, çmimi i bursës nga shkurti deri më sot është rritur me 97%.
Dje ne mblodhëm Bordin së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe anëtarë të tjerë të bordit me qëllim diskutimin për çmimet dhe vendosjen e çmimeve maksimale të tregtimeve. Mekanizmi që përdoret është një formulë që është bazuar në aktin normativ që është ndërmarrë në 2022 kur kishim një situatë të ngjashme. E cila bazohet në çmimet ditore të bursës të një dite më parë dhe bëhet një llogaritje e të gjitha kostove të tregtimit të karburantit duke i shtuar një marzh 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për pakicën. Marzhet janë minimale, nuk janë marzhe fitimi, janë të përballimit të shpenzimeve kryesore që kompanitë kanë.
Ne me ngritjen e Bordit do të vijojmë të jemi në monitorim të vazhdueshëm të çmimeve. Qëllimi ynë është që në një situatë kur çmimet po rriten, ne të jemi transparentë dhe të mos lejojmë asnjë abuzim. Të njëjtën mbikëqyrje dhe vëmendje jemi duke e bërë dhe për çmimet e shportës të ushqimeve, të cilat kanë pasur disa luhatje gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye jo vetëm që kemi nisur vëzhgimin ditor, por do të nisim një mbikëqyrje më të thelluar përmes Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut.
Qëllimi ynë është që të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim për konsumatorët shqiptarë. Monitorimi do të jetë i vazhdueshëm pasi kujdesi ynë është që të mos ketë abuzime dhe të ardhurat e familjeve shqiptare mos reduktohen, sidomos ato familje që nuk përballojnë rritje të çmimeve, këtu e kam fjalën për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128