Poli Hoxha: Berisha të japë llogari pse i mashtroi demokratët në foltoren e parë

1 Dhjetor 2025, 21:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Poli Hoxha: Berisha të japë llogari pse i mashtroi demokratët

Edi Rama dhe Sali Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër  së tranzicionit, tashmë në një degradim penal, moral dhe politik.

Kjo është deklarata që gazetari Poli Hoxha bëri në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, ku shtoi se kreu i PD shumë mirë që del në protesta, por që në radhë të parë duhet të japë llogari përpara demokratëve për premtimet e pambajtura të Foltores së parë.

“Edi Rama dhe Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër të tranzicionit. Është një lojë, është një teatër. Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet. Këto elita janë në proces degradimi moral, politik dhe penal. Mediu, Ilir Meta janë para drejtësisë dhe nga ana tjetër, mazhoranca, edhe më keq. Kur të bashkohen hetimet e bashkëpunētorëve të Ramës do ta nxjerrin një organizatë kriminale me atë vetë në krye.

Debati i madh është që mendimi ndryshe ka të drejtë të flasë. Imagjinoni, sot pas 35 vitesh diskutohet në PD, që ata të mendimit ndryshe mund të flasin. Iu hedh atyre hijen e diversantit brenda partisë. Debatet janë të kota. Berisha ta nisë foltoren nëpër rrethe dhe të shkojë dhe të japë llogari për foltoren e parë, për premtimet e saj. Të thotë ku janë paratë ruse të Bashës. Tha që Basha i vendoste vetë kandidatët dhe do kishte primare, se do bashkojë dhe do japë partinë, se do mbrojë votën, se e rrëzon Ramën për 6 muaj...”, tha Hoxha në A2 CNN.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi