Politologu Ervis Iljazaj: Koha e Berishës ka mbaruar, kaloi të gjitha limitet!

Në emisionin “Zonë e Lirë”, në ABC politologu Ervis Iljazaj u shpreh se koha e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbaruar.
Gjatë bisedës në studio, Iljazaj rënditi edhe disa nga arsyet përse arsyeton se Berisha e ka kaluar limitet dhe është provuar në shumë raste në politikë.
Ai theksoi se politikisht është një njeri i stërprovuar dhe se nuk se çfarë t’i japë më vendit.
“Mendoj që koha e Berishës ka mbaruar. Ka 33 vite në pushtet, është e mjaftueshme për të dhënë kontributin tënd në një vend. Pra politikisht është një njeri i stërprovuar. Janë të limituar rastet për t’u provuar në politikë, dhe Berisha i ka kaluar. Është i shpallur non-grata dhe është në hetim, ka një lëvizje të pa legjitimuar. Sikur vetëm një problem nga këto të kishte do të ishte e vështirë, por janë të gjitha. Ndaj them që janë si ato sfidat e tmerrshme. Pra është një krizë e shumëfishtë. Unë them që koha politike që të jetë kandidat për kryeministër dhe të udhëheqë Shqipërinë ka mbaruar, por një ‘faktor’ politik edhe mund të jetë. 10 % – 15% mund të vazhdojë. Ka një krizë të shumëfishtë, por për të qenë në politikë, mund të jetë”, tha ndër të tjera ai.
-
“Na lehtësoi”/ Vëllai i Liridonës tregon detaje nga takimi me prokurorët
22 Dhjetor, 21:40 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



