Porti i Durrësit/ Tabaku: Shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro me rritjen e çmimeve, 300 mln euro i falen kompanisë fantazmë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër qeverinë “Rama” sa i takon çmimeve të produkteve ushqimore dhe atë të karburanteve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku, duke u ndalur te Porti i Durrësit, thekson se 300 milionë euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pak muaj.
REAGIMI I TABAKUT
Mirëmëngjes!
Unë e di që çdo familje shqiptare zgjohet në mëngjes dhe bën llogaritë me çmimet e rritura të produkteve, që nga buka, qumështi, tek çmimi i karburantit, tarifat e arsimit, transporti publik. Çdo gjë tjetër në Shqipëri është më shtrenjtë si pasojë e taksave.
Kush është përgjigja e qeverisë? Zgjohet e ngryset vetëm me një ide; çfarë PPP-je do të japë?
Si Porti i Durrësit që do diskutohet që sot në mëngjes në Kuvend.
300 mln euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj.
Kush është zgjidhja?
Unë mendoj që argumenti më i mirë është tregu i lirë, konkurenca, meritokracia, buxheti në shërbim të qytetarëve, vendosja e prioriteteve që ka një dhe vetëm një t’i mbajmë shqiptarët këtu!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


