
“Premtimi për BE si Shpiragu”, Berisha: Shqipëria është narkoshtet, nuk plotëson kriteret për anëtarësim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, krahasoi sot premtimin e rivalit politik, Rama, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 viteve, me premtimin e tij për naftën në Shpirag dhe për krijimin e Fondit Sovran që do të ndryshonte jetën e shqiptarëve.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se Shqipëria, nën drejtimin e qeverisë Rama, është shndërruar në narkoshtet dhe nuk i plotëson kriteret për të qenë pjesë e BE.
“Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi. Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do të vërshojnë miliardat. Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve? U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre”, tha Berisha.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se, në mungesë të bilancit qeveritar, po ndërton një fushatë pa program.
“Një njeri që ka qeverisur 12 vjet duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Luli aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është disaster”, tha kreu i PD.
Sipas Berishës, pensionet dhe pagat në Shqipëri nuk janë rritur si pasojë e korrupsionit, duke premtuar se pensionet do të rriten në tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
“Njeriu që paraqitet nëpër samite me atlete të bardha, herë si sportist dhe herë si piktor shgarravitës, është një shpirtkeq diktator që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë dhe që ulet me shishe sa 210 pensione në një vakt. Pastaj del e thotë, që nuk rrisim dot pensionet. Mashtrues dhe i pashpirt. Pensionet do t’i rrisim siç i kemi parashikuar”, theksoi Berisha.
Sali Berisha dhe PD kanë hartuar një program ndihme emergjente, duke premtuar se në 110 ditët e para të qeverisjes do të vendoset minimumi jetik dhe asnjë qytetar në Shqipëri nuk do të marrë më pak se 200 euro.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128