Presor Mondit i vjen dita, i hakërrohet Bashës: Na ka thënë Doktor Saliu që në 2019 i shite zgjedhjet Ramës

Presor Mondit që gjithë këto kohë kishte bërë atë që di të bëjë më mirë, pra të rrijë kot, sot i erdhi dita për të treguar besnikërinë e përjetshme ndaj Doktor Saliut, duke pasur mundësi të sulmojë Lulzim Bashën në Kuvend, meqenëse ky i fundit e quajti pazar, marrëveshjen e arritur për të mbyllur listat.
Teksa e ka dëgjuar Bashën gjatë fjalës së tij, presor Mondit i kanë ardhur në mendje të gjitha akuzat që në këto tre vite Doktori kishte artikuluar ndaj Lulit dhe me të mbaruar ky i fundit fjalën, presor Mondi u ngrit dhe e akuzoi Bashën për shitje të zgjedhjeve vendore të 2019, ashtu siç Doktor Saliu kishte thënë pas 2021.
Në fakt, presor Mondi, që në jetën e tij nuk shquhet për asgjë përveçse për servilizëm ndaj shefit të radhës, në 2019 ka qenë në krah të Bashës si nënkryetar i PD-së dhe së bashku me të ka marrë atë vendim për t’i bojkotuar ato zgjedhje, vendim i cili është miratuar edhe nga shefi i presor Mondit, Doktor Saliu.
Kështu që pavarësisht çfarë thotë Doktori sot, presor Mondi duhet ta dijë që nëse Basha i ka shitur ato zgjedhje të Rama, në atë shitje ka pjesën e tij edhe presor Mondi.
Gjithsesi, një gjë mund të thuhet me siguri, Saliu vdes fare për njerëz si Mondi, kështu që nuk është çudi që me këtë sulm të sotëm, e hodhi edhe për nja katër vjet të tjera presor Mondi me një dopio raki dhe një kokërr qemë të lokali jashtë Kuvendit.
-
Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura
26 Korrik, 16:57 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


