Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime! Kandidatja Manjola Nikollo raporton se anëtarët nuk gjejnë emrin në lista

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.
"Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve? Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton?" – shprehet ai.
I zhgënjyer nga ky proces, ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë. Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si "mish për top" dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.
Në fund të deklaratës, ai bën thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të marrë në konsideratë këto shqetësime, duke theksuar se "lufta brenda llojit është më e keqe se ajo me kundërshtarët politikë".
Reagimi i Ilir Mullës në Facebook

Ndërkohë kandidatja në Primare Manjola Nikollo ka thënë se deri tani i kanë raportuar më shumë se 10 anëtarë të Partisë Demokratike se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimeve
Këto reagime ngre pikëpyetje mbi transparencën e procesit të primareve në Sarandë dhe mbi mënyrën se si po organizohet gara brenda Partisë Demokratike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


