“Princ i shëmtisë”/ Lapardhaja: Mbështetje SPAK-ut, e vetmja rrugë për të çuar Veliajn përpara drejtësisë

Në një reagim në facebook, gazetari Namir Lapardhaja shprehet se Erjon Veliaj është “princ i shëmtisë” dhe “mjeshtër” i manipulimit dhe nuk mund të konkurrohet me show.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta çuar Veliajn përpara drejtësisë, është mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut.
Më poshtë postimi i plotë:
Erjon Veliajt i mjafton SPAK-u. Rëndësi ka që prokurorët të tregohen profesionist, të paanshëm dhe të patrysnuar. Mbështetja ndaj tyre, praktikisht është fundosja e vërtetë e Veliajt. Sa për ta konkurruar atë me show, ai është “princi i shëmtisë” dhe “mjeshtër” i manipulimit publik.
Është aq i pakonkurrueshëm saqë edhe thirrjen në SPAK e paraqet si shkuarje me dëshirë dhe bashkëpunim me kolegët e SPAK dhe të BKH. Kështu që mos u mundoni ta konkurroni në palaçollëk. Aty jeni të humbur. Ai është futur në darën e SPAK dhe mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme është kontributi më i madh që mund të jepet në këtë drejtim.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


