“Princi i inkoherencës quhet Gazment Bardhi”, plas debati në studio mes Vangjelit dhe Boçit

25 Prill 2024, 22:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Princi i inkoherencës quhet Gazment Bardhi”, plas debati
Vangjeli dhe Boçi në një emision televiziv debatuan ashpër për akuzat ndaj Bardhit.

Vangjeli: Përgjigja që jepet thuhet ‘pas verifikimeve të kryera nuk rezulton që Gazment Bardhi të ketë depozituar kallëzim penal’.  Jemi të zhytur në ujë në kërkim të gurit. Nëse ka një mbret të kurorëzuar të inkoherencës është Sali Berisha.

Vangjeli: Nga momenti që në aksionin e tij politik, e ka vënë në shërbim të një interesi që mund të jetë normal për individin por jo në funksion të grupit është inkoherencë, sepse gënjeshtra e tij politike është e gabuar. Nëse Berisha është mbret i kurorëzuar, edhe Meta edhe Rama, që për hir të interesit kanë thënë sot diçka tjetër, nesër diçka ndryshe. Princi i ri i inkoherencës quhet Gazmet Bardhi.

Boçi: S’mund të përdorim dy standarte, ke filluar të bëhesh kasetë.

Gjekmarkaj: Keni ardhur të kryqëzoni Gaz Bardhin, pse nuk merreni që prokuroria nuk po heton?

Rakipllari: Sepse nuk ka bërë kallëzim, pse nuk e bën?

Grida Duma: Thoni që keni një mision, për cilën arsye nuk keni misionin të kallëzoni?

Gjekmarkaj: Po kemi kallëzuar, po luani me fjalët. Ka kërkuar indicie dhe ata duhet të hetojnë

Rakipllari: Mund ta çoj dhe unë një indicie për ty, të them të hetohet Agroni

Gjekmarkaj: Opozita është nën agresion, keni hallin që mërzitet qeverie. Ka çuar dokumente shtesë,

Boçi: Hetimi penal është i kryer dhe ka lënë një çështje të pezulluar, kallëzimi është i bërë nga Prokuroria dhe ka grupin e strukturuar kriminal, nuk mund të bëhet kallëzim për një çështje të mbyllur.

Rakipllari: Pse e denoncoi Gaz Bardhi, çfarë solli të re? Mund të na e thuash?

Bocci: Sikur mos ishin këto kallëzimit, SPAK do rrinte pa punë?

Rakipllari: SPAK e ka thënë që qeveria nuk bashkëpunon. Pse doli Gaz Bardhi?

Gjekmarkaj: Mendon që ka indicie, që ka fakte të reja

Vangjeli: Nuk ka se nuk e ka çuar, nuk hapen çështje nëse nuk ke fakte të reja… çfarë po thoni se kjo është marrëzi.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128