"Prishen pazaret e pronarit me qeverinë, gazetari e gjen veten në rrugë!"/ Arlind Qori: Solidaritet me punonjësit e News24!

11 Gusht 2025, 19:22 / POLITIKË ALFA PRESS
"Prishen pazaret e pronarit me qeverinë, gazetari e gjen veten në

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave për objektet ku këto media zhvillojnë aktivitetin. 

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Arlind Qori, kreu i "Lëvizja Bashkë", i cili solidarizohet me punonjësit, të vetmit që e pësojnë kur pronarëve u prishen pazaret me qeverinë. 

"Për shkak se struktura ekonomike e mediave është e paqëndrueshme, rëndom gazetarëve u vonojnë rrogën, derisa pronari të kapë ndonjë tender, koncesion a leje ndërtimi.

Ka raste kur pronarit (Hysenbelliu) i prishen pazaret me Edi Ramën. Linja editoriale bëhet më kritike ndaj qeverisë, ndonëse elementët e tjerë të censurës vazhdojnë. Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet, pa e vrarë mendjen se të njëjtat privilegje që sot po ia heq atij vazhdon t’ua njohë e forcojë ortakëve të tjerë.
Papritmas gazetari e gjen veten në rrugë. Pa punë, pa siguri dhe pa vlerësim për punën e kryer në kushte thuajse të pamundura", shkruan mes të tjerave Qori për çështjen e televizionit News 24..

Po ndodh...