Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

9 Shkurt 2026, 11:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe, foli për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt të opozitës, duke theksuar se ajo nuk është një manovër politike, por një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e konsideron si kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur.

Boçi u shpreh se protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga qeverisja aktuale. “Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte”, tha ai.

Sipas Boçit, protesta synon të mbrojë të vërtetën dhe interesin publik, duke i dhënë zë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë. “Ne dalim për qytetarët, për të vërtetën dhe për besimin tek alternativa. Kjo nuk është shfrytëzim politik i situatës, por një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësisë,” theksoi ai.

Ai shtoi se më 10 shkurt pritet një mobilizim i gjerë qytetar, ku protesta do të shërbejë si mesazh i fortë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të demokracisë.

Po ndodh...

ide