
Protesta e PD tym dhe flakë në qendër të Tiranës, aludime se Sali Berisha do thyejë arrestin për t’u vënë në krye

Edhe pse sot pritet të jetë një ndër ditët më të nxehta të vitit, Partia Demorkatike do të zbresë në shesh për të protestuar kundër qeverisë.
Tubimi do të nisë në orën 20.00 para Kryeministrisë, ndërkohë që zëra brenda PD-së thonë se kryedemokrati Sali Berisha do të vendoset vetë në krye të protestës, duke thyer kështu “arrestin shtëpiak” dhe provokuar “tym e flakë” në mes të vapës përvëluese të këtij 11 korriku.
Synimi i Berishës duket se do të jetë të masë forcën pas marrjes së vulës së Partisë Demokratike, për t’u martirizuar dhe për të rritur kredencialet para demokratëve, por edhe për të rritur presionet ndaj drejtësisë (SPAK), pasi prej më shumë se 6 muajsh ndodhet në izolim shtëpiak.
Policia ka publikuar planin e masave për tubimin kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur para Kryeministrisë në orën 20:00.
Policia bën me dije se duke filluar nga ora 18:00 deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Ndërkohë policia u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128