“PS do jetë kundër kërkesës për arrestimin e Ballukut"/ Petro Koçi: Opozita e dobët e "ndihmon" qeverinë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se beson që PS do jetë kundër kërkesës së GJJKKO lidhur me çështjen “Balluku”. Koçi kritikoi edhe veprimet e opozitës, duke u shprehur se ato e konsolidojnë qeverinë dhe nuk e dobësojnë atë.
“Nëse marrim çështjen e pezullimit, PS ka qenë kundër kësaj kompetence. Sigurisht që Gjykata Kushtetuese me atë vendimin 4:4 e la në fuqi vendimin e pezullimit, por çuditërisht prapë PS është duke e respektuar, kur kishte mundësinë për të respektuar kërkesën e GJKKO dhe jo thjesht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë me një qëndrim jo konsenguent. Nga ajo që u pa në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve u duk sikur PS do jetë kundër kërkesës së GJKKO-së, nuk pres një ndryshim në pak ditë. Me sa duket problemi do të jetë sërish prezent dhe në një farë mënyrë jemi me këtë lloj qëndrimi, duke ushqyer pak opozitën, pavarësisht se është një opozitë që ka atë performancën e vet, që në gjykimin tim e konsolidon qeverinë, nuk është se e dobëson, nga mënyra si vepron opozita”, tha ish-deputeti socialist.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128