Botërori 2027 për vajza / Kombëtarja nis përgatitjet për Malin e Zi dhe Çekinë

24 Shkurt 2026, 21:57 / SPORT ALFA PRESS

Botërori 2027 për vajza / Kombëtarja nis përgatitjet

Kombëtarja shqiptare e vajzave nisi sot në Shkodër përgatitjet për dy ndeshjet e para të vitit 2026, në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës 2027 për këtë kategori, ndaj Malit të Zi dhe Çekisë.

Në seancën e parë stërvitore ishin të pranishme shumica e lojtareve, ndërkohë që mbrëmjen e sotme, grupi u kompletua me ardhjen e Marinela Memës, Antigoni Hyskës dhe Mikaela Metallës.

Përveç tre lojtareve që iu bashkuan ekipit gjatë darkës, e gjithë skuadra zbriti në fushë për të zhvilluar ushtrime të ndryshme taktike, duke treguar motivim dhe përkushtim maksimal.

Përgatitjet do të vazhdojnë në Shkodër përpara se kombëtarja të niset drejt Malit të Zi për ndeshjen e datës 3 mars, me objektivin e qartë për të marrë pikët e para në këtë fushatë.

Po ndodh...