Pse e risolli Sali Berisha, historinë e porositjes së vrasjes së Tom Doshit, nga Ilir Meta?

17 Gusht 2023, 18:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Pse e risolli Sali Berisha, historinë e porositjes së vrasjes së

Sali Berisha, në mënyrë të papritur, ka përmendur edhe Ilir Metën këtë të enjte, se është dashur të bëhet pis nga Charles McGonigal.

Ai ka risjellë akuzat se Ilir Meta donte të vriste Tom Doshin.

Por Berisha ngatërron kohët, duke thënë se Meta është dashur të bëhet pis me këto akuza, kur ishte president.

Ndërkohë që Meta në fakt, u akuzua kur ishte në koalicion me Edi Ramën.

“Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon nën kontrollin e plotë të politikës, që pranon të heshtë ndaj angazhimit nga Edi Rama të McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës në hetimin për të provuar si të vërteta akuzat false të Tom Doshit për të nxjerrë vrasës apo porositës së vrasjes së Tom Doshit, presidentin e Republikës, vetëm e vetëm pse ai nuk i bindej diktatit të Edi Ramës.

Një heshtje të tillë mund ta mbajnë vetëm ata që janë skllevër që zbatojnë verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

Nuk ka drejtësi në botë që mund të refuzojë të hapë dosjen dhe të ndjekë penalisht Ramën, McGonigal, Duçkën, Nezën, Gjiknurin, të cilët në një akt korruptiv, i hoqën licencën një kompanie ruse, për t’ia dhënë atë një tjetër kompanie ruse, duke gjobitur me aktin e tyre antiligjor, qindra milionë euro në arbitrazh shtetin shqiptar.

Nuk ka drejtësi në botë që nuk është nën kontrollin e plotë të kryeministrit si një degë ekzekutive, që të mos hetojë McGonigal, Duçkën, Nezën, të cilët si kriminelë gjobëvënës terrorizuan me kërcënime për shpallje non-grata dhe me premtime se do hiqnin nga lista një numër biznesmenësh shqiptarë, prej të cilëve pati nga ata që patën guximin t’i denoncojnë publikisht.

Refuzimi i hetimit për këta kriminelë gjobëvënës është akuza më e rëndë për ata që mbyllin sytë përpara këtij krimi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime antiligjore dhe antikushtetuese të organeve të drejtësisë, PD garanton opinionin publik dhe ndërkombëtar se ajo do bëjë gjithçka për zbardhjen e krimeve monstruoze të McGonigal, Edi Ramës, Dorian Duçkës, Damian Gjiknurit dhe Agron Nezës, që për një arsye apo një tjetër, janë implikuar në këto krime të shëmtuara,” tha Berisha.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.

 

Po ndodh...