Pse hyri me urgjencë Berisha në strofkën e Metajt?

16 Mars 2023, 18:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Pse hyri me urgjencë Berisha në strofkën e Metajt?

Berisha dje firmosi marrëveshjen e dytë me Metajn, kjo e dyta brenda pak ditësh, por këtë herë ishte për finalizimin e koalicionit.

Duart i shtrënguan Metaj dhe Berisha, por aty mungonin dhe dy aleatët krysorë të koalicionit Vangjel Dule e Nard Ndoka.

Ky shtrëngim duarsh i tregoi publikut se e japin dorën sa herë të ju nevojitet për politikë dhe pse kjo duket qartë se është një manovër e rradhës.

Metaj nisi fushatën e publikimit të këshilltarëve pa marrë parasysh rithemelimin.

Por duket se në momentet e fundit, Berisha pasi pa se Metaj po bëhej lideri i ri, i kërkoi këtij të fundit pak vend në strofkën e tij.

Sot KAS vendosi të pranojë rregjistrimin e PD dhe kjo tregoi dhe njëherë që Celibashi po bënte tifozllik të pastër.

Situata ka ndryshuar sepse PD zyrtare do të jetë në zgjedhje, kurse Berisha do të marrë pak vend në folenë e re të një partie të majtë që po hiqet si e djathtë!

Madje pas vendimit të KAS, Berisha nuk e shet dot koalicionin me Metajn si aleancën e vetme të djathtë, ndaj dhe do bëjë zgjedhjen më të thjeshtë, të jetë nën hijen e Metajt.

 

Po ndodh...

ide