Pse u nderua Charlie Kirk nga PD në Tiranë?/ Abilekaj: Ekstremist i djathtë, rreshtimi me të dëmton opozitën!

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua nga analistët nderimi që iu bë aktivistit konservator të vrarë në SHBA, Charlie Kirk, nga figura të Partisë Demokratike.
Përfaqësuesi i opozitës Dorian Teliti, deklaroi se Kirk u respektua pasi disa nga qëndrimet e tij përkojnë edhe me qëndrimet e opozitës shqiptare. Ndërsa analisti Enton Abilekaj, ishte mjaft kritik me këtë qëndrim, duke deklaruar se Charlie Kirk ishte një ekstremist i djathtë dhe rreshtimi i PD me të, e dëmton opozitën.
Ylli Rakipi: Pse duhet nderuar Charlie Kirk nga opozita në Shqipëri? Ka dhënë ndonjë ndihmë apo si është puna?
Dorian Teliti: Nuk është se ka ndonjë ndihmë për Shqipërinë. Për konservatorizmin, PD ka në bosht konservatorizmin, familjen, respektimin e fesë, pronës, parime që advokoheshin nga Charlie Kirk. Ka qenë eksponent i rëndësishëm i Republikanëve në SHBA, që janë aleatët tanë. Nuk ka ndonjë lajm këtu, është respektim i një figure me influencë shumë të madhe në SHBA.
Enton Abilekaj: Vrasja e kujtdo është akt që duhet dënuar, por nderimi është një zgjedhje shumë e rëndësishme, sidomos kur kemi të bëjmë me figura politike. PD është para një zgjedhje dhe është e paqartë. Është me partitë popullore? Po mundohet të krijojë një imazh konservator. Nëse jemi sot pjesë e një aleance përëndimore, të orientuar nga SHBA, ajo që na shqetëson njësoj si perëndimin, është kjo përçarja që po krijohet me grupet ekstremiste të majta dhe të djathta. Kirk u përkiste grupeve ekstremiste të djathta. Ishte pro familjes kristiane, por mohues për çdo ide tjetër, nuk pranonte të drejtat LGBT, mohonte emigrantët, kishte një frymë përçarëse, ishte ekstrem i së djathtës dhe rreshtimi i PD me një ideologji të tillë, një grup të tillë, mendoj se e dëmton opozitën shqiptare. E dëmton në Bruksel por edhe në Washington në afat të gjatë. Nëse PD i ngjitet Trump për çdo ide, mendoj se është e gabuar.
Tentativa për t'u identifikuar me Trump, me idenë se dikush do t'ja çojë në vesh Trump se kanë aleatë këtu... Por në afat të gjtaë nuk mendoj se idetë e Trump do të zhvillohen. Janë rastësisht sot në pushtet, por nuk besoj se do të ketë të ardhme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
