"Pse u shndërrua kokoshi i revolucionit në një thelë?"/ Basha thirrje për bashkim: PD, shpresa e vetme për ndryshim

Nga Dibra, kreu i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur sërish pyetjen se pse ndërkohë që revolucioni premtoi se do ta shporrte këtë qeveri, u dorëzuan dhe ulën sytë përdhe.
"Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë. Kërkuan revolucion. Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës." - u shpreh Basha.
Më tej kreu i PD bëri thirrje për bashkim te PD, sepse ajo ngelet shpresa e vetme për ndryshim, duke theksuar se në qëndrimet e saj nuk ka ndryshuar asgjë.
"Shpresa e vetme për rotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj." - tha ai.
Basha: Ajo që pritet është një marrëveshje pazar dhe se është prodhuar një fabul e tërë se revolucioni do të shporrë këtë qeveri. Qeveria ka kaluar që t’i kalojë ligjet sa hapë e mbyll sytë. Pse u dorëzua flamuri i revolucionit? Sot ata që e rrëzuan revolucionin i kanë sytë përdhe. Pse nuk shohin ata po i mbajnë sytë përdhe? Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë. Kërkuan revolucion. Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës. Pazari i tyre kaq paska qenë. Ndaj kam një thirrje për bashkim. Shpresa e vetme për rotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



