Qesharake/ Duka, ndërkohë që pret ftesën e Edi Ramës, do luftojë në krah të Berishës "kundër" Ramës!

1 Tetor 2024, 14:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Qesharake/ Duka, ndërkohë që pret ftesën e Edi Ramës,

Shefi Muli, që Doktori e ka lënë mëkëmbës te selia e PD-së, mblodhi sot kryetarët e partive aleate, të cilët do të japin idetë e tyre se si do ndërtohen listat e ardhshme të PD-së, duke shprehur edhe ambiciet në varësi të votave të tyre.

Ajo që ka ra në sy, ishte prezenca e Dukës së Krimit, ashtu siç e quante dikur Doktori, i cili sot ishte në krahun e djathtë të shef Mulit.

Pak ditë më parë, kreu i Partisë Agrare u shpreh se kodi i ri elektoral, imponon futjen e aleatëve në listat e partive të mëdha dhe PD-ja duhet të vlerësojë peshën elektorale të secilit, në të kundërt ai u shpreh i hapur për një bashkëpunim me Edi Ramën.

Duka në fakt është më i ndershmi i asaj liste pjesëmarrësish, sepse është i qartë dhe i hapur, edhe në kërkesë edhe në ofertë.

Ajo që vlen për t’u përmendur është se me këta aleatë do ta lufto’vija të kuqe’ me pushtetin, por janë të gatshëm për të bashkëpunuar me të.

Njëjtë si rasti i LSI-së apo Ilir Metës, i cili pasi ka marrë votat e PD-së, ka nxituar të bëjë koalicion me PS-në.

Dhe ec e mos e beso pastaj se Berisha nën rrogoz çon ujë në mullirin e pushtetit./Alfapress.al

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128