Qeveria rrit pagën minimale dhe pensionet, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë

Paga minimale në Shqipëri nga 30 mijë lekë të rinj do të rritet në 34 mijë lekë, ndërsa pensionet rriten me 9.5%. Ky është vendimi i marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Këtë vendim e ka bërë publik për mediat, menjëherë pas mbledhjes, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj
“Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pasionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë.
Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator. Paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek një numër të madh të punësuarish, mbi 200 mijë. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga pensionet dhe rritja e pagave minimal”, tha ajo.
Lidhur me bordet e transparencës, ajo tha: Kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë, dhe jo ndërhyrje në përcaktim cimesh, por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë për vendime të jashtëzakonshme. Të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre. Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”.- tha Ibrahimaj
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



