Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin! Rama: Nuk kishim informacion

3 Shkurt 2023, 11:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Rakipi-Ramës: Ke spiunuar Lulin te FBI-ja për lobimin! Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për takimet e tij me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili tani po përballet me akuza penale.

Ylli Rakipi e pyeti kryeministrin lidhur me një fakt të përmendur në akt-akuzën ndaj ish zyrtarit të FBI, se nga zyra e kryeministrit kanë dalë informacione, që ndihmuan në hetimin e lobimit që kishte bërë kundërshtari i tij, pra Lulzim Basha. Kryeministri e mohoi këtë gjë, por deklaroi se nëse do të kishte fakte për Bashën, do t’ja kishte dorëzuar ato menjëherë FBI-së.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zyra juaj ka spiunuar Lulin për lobimin që ka bërë me para ruse dhe në këtë mënyrë ti ke kontrolluar Lulin komplet…

Edi Rama: Ne, në këtë godinë nuk kemi patur asnjë lloj dokumenti që të mos ishte në media. Unë, skandalin e parave ruse të PD, e kam marrë vesh nga BIRN për herë të parë. Nëse do të kisha ndonjë informacion tjetër me vlerë për atë skandal do t’ja kisha dhënë pa asnjë hezitim, atij apo FBI-së në tërësi, apo nëse do të më thoshte nuk merrem unë, do ti thosha kush merret. Ai është skandal, jo i krijuar nga unë apo zyra ime, por skandal i krijuar nga vetë autorët e skandalit që dihen, kryetari në hije dhe kryetari në dritë.
Nuk kemi patur asgjë tjetër. Po ta kishim do ta nxirrnim edhe në publik. Kemi patur ato që dolën nga “Sorosi” në media, siç thoshin…
Nuk kemi patur informacione, që nuk kanë qenë në media. Po ti kisha, do t’ja jepja.

 

Po ndodh...