Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty! BE ka lekët e mendjen, në kemi zemrën

11 Shkurt 2026, 11:37 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, Rama u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunimin e BE dhe UNICEF-it.

Teksa e falënderoi ambasadorin Gonzato për mbështetjen, Rama mes batutave i tha: 

“Më vjen keq që gabove duke menduar që ishe i fundit, sepse pas teje pati më të rëndësishëm se ty si ministri i Pushtetit Vendor, drejtuesi i UNICEF, pastaj me erdhi radha edhe mua. Kështu që u nxitove kur na pe i çik nga lart poshtë, se në fakt ti je poshtë unë jam lart, siç e shikon”.

Më tej kryeministri tha se Bashkimi Evropian ka edhe lekët edhe mendjen, ndërsa Shqipëria ka zemrën.

“Falënderoj edhe përfaqësuesin e UNICEF. Kemi nevojë për këtë bashkëpunim. Nëse BE i ka të dyja edhe lekët edhe mendjen, UNICEF nuk ka lekë, por ka mendjen, por ka edhe zemrën.

Kështu që kinezët thonë “një mendje hiç mendje, dy mendje një mendje, tre mendje dy mendje”, kështu që bashkimi i mendjeve tuaja bën një mend për ne, edhe mendja jonë, pastaj zemrën e kemi vetë ne. Ndërkohë që këta kanë edhe lekët”, deklaroi Rama.

Po ndodh...

ide