Efektivë policie e punonjës të medias u lënduan nga protesta e dhunshme e PD-së, ministrja Koçiu i bën thirrje drejtësisë: Autorët të marrin dënimin e duhur

11 Shkurt 2026, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Efektivë policie e punonjës të medias u lënduan nga protesta

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës, nga e cila mbetën të plagosur 19 efektivë si dhe punonjës të medias. 

Në fjalën e saj Koçiu theksoi se çdo akt i dhunshëm i kryer ditën e djehsme nmga militantët apo elementë të paguar nga demokratët, do të dënohet sipas ligjit.

Koçiu nënvizoi se nuk do të ketë ansjë tolerim për ndodhitë e djeshme në protestën e opozitës. Madje ajo iu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të merren masa sa më të ashpra për aktet e djeshme të dhunshme kundrejt efektivëve të cilët ishin në krye të detyrës.

Më tej Koçiu bëri me dije se qeveria do vijojë të mbështesë punën e punonjësve me uniformë, policëve , gazetarëve, punonjësve të medias dhe të gjithë atyre që ushtrojnë të drejtën kushtetuesue të tubimit në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike .

Fjala e plotë e Koçiut: Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur insitucione e duke përdorur të miturit që të hidhen molotove në drejtim të  policisë nga këta të fundit, në mënyrë që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dhunshëm. Keqpërdorimi i të miturve është një vepër penale por dhe shkelje e rëndë morale.  E këtu një rol të posaçëm luajnë instituiconet, shoqëria civile dhe vetë fmailja për t’i rujatur të miturit nga këto protesta të errëta. E kjo është arsyeja se qytetarët kanë braktisur protestat e PD-së. Duke përfunduar te militantë apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte. E papranueshme! E drejta për të protestuar nuk ështëv e drejtë për të dhunuar e shkatërruar apo aq më pak për të synuar dëmtim apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ndaj policia e shtetit nuk do të qëndrojë duarkryq. Autorët e akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht sipas ligjit. U bëj thirrje lidërëve të drejtësëi që t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale gjyqsore këto sulme barabare ndaj uniformave pas të cilave qëndrojnë urdhërues të fshhehur pas imunitetit në drejtimin e Sali Berishës, një dhunjues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues. Personat përgjegjës duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbu kokë, kush tenton të vrasë policinë, të djegë intitucionet  nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e duhur nga ligji. Sot solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policië të plagosur si dhe për kolegët e tyre që kryen me profesionalizëm detyrën duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori përmes provokimit të përsëritur të dhunës dhe gjakderdhjes. Vetëpërmbajtja e forcave të rendit në kushtet më ekstreme është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm që pavarësisht bindjeve të tyre politike janë bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë. Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale të një minorance të dhunshme me maska që fshehin fytyrë por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre. Do jemi gjithë në krah të punonjësve me uniformë, policëve , gazetarëve, punonjësve të medias dhe të gjithë atyre që ushtrojnë të drejtën kushtetuesue të tubimit në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike .

Postimi i Albana Koçiut: 

Po ndodh...

ide