Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID paralajmërojnë institucionet: Protestë nesër para Kuvendit!

11 Shkurt 2026, 13:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID

Teksa nesër pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare.

Mësohet se rreth orës 9:00, banorë të Rrjollit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, do të ‘zbarkojnë’ para Kuvendit, ku do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ata pretendojnë se po u zaptohen pronat. Kujtojmë se banorët e Rrjollit kanë lëshuar akuza në drejtim të Belinda Ballukut se me firmën e saj u dha leje për ndërtimin e një resport, në pronat e tyre.

 

Po ndodh...

ide