“Rama burg, Berisha burg”/ Sot protesta e 25-të, qytetarët nuk tërhiqen deri në largimin e klasës politike

24 Qershor 2026, 09:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama burg, Berisha burg”/ Sot protesta e 25-të, qytetarët

Qytetarë të shumtë do të mblidhen sërish sot në protestën e 25-të radhazi kundër qeverisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe slogane të ndryshme, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, por edhe klasës politike.

Organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe ditën e djeshme, mijëra qytetarë qëndruan për disa orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, më pas zhvilluan edhe një marshim.

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë protestën  edhe në ditët në vijim, duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe. “Nesër më shumë”, thirrën ata njëzëri.

Gjatë protestës së djeshme ata nuk kursyen as replikat për kryeministrin, ku gjatë marshimit kanë brohoritur njëzëri: “Rama, Rama, f*ck you”, duke iu referuar shprehjes së përdorur nga kryeministri në një intervistë për “Financial Times”.

 

Po ndodh...