Rama në fushatë nuk e fsheh më: Sali Berisha është bekim për ne, na duhet...

11 Janar 2025, 13:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama në fushatë nuk e fsheh më: Sali Berisha është

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë takimeve për fushatë ka folur për Sali Berishën nga Elbasani, ku u nënshkrua sot një marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së qytetit.

Ai tha se pret që ai të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës. Ashtu siç tashmë të gjithë e kanë kuptuar lojën e kreut të PS, i cili për fitoren e mandatit të katër shpreson vetëm te Berisha non grata dhe me procese për korrupsion, Rama nuk e fshehu strategjinë duke deklaruar, se Berisha është një bekim për atë dhe se ju duhet për fitoren e radhës.

Presim stalkerin e fondit që të shfaqet në kala që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet. Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq.  Por nëse do të nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënien mafioze korruptive kriminale me fondin shqiptar të zhvillimit dhe të vendosnim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicionin të qytetit të Elbasanit të bindur që nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion", tha ai.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128