Rama kërkoi shkrirjen e AKU-së, ministrja pezullon inspektorët: Do të ngrihet një komision për vlerësimin e tyre, si edhe aplikantëve të rinj! Testimi, me gojë dhe me shkrim

12 Korrik 2025, 10:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama kërkoi shkrirjen e AKU-së, ministrja pezullon inspektorët:
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personazh nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Anila Denaj: Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë.

Falënderoj universitetin bujqësor të Tiranës do të ketë 3 anëtarë. Do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë  inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj që do ti bashkohen kësaj trupe do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë insticion një frymë të re, një qasje të re e mbi të gjitha një etikë të re.

Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të masave e procesve të shkuara por dhe një testim e vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.

 

Po ndodh...