Renditja e re e FIFA-s/ Kombëtarja e Shqipërisë parakalohet nga Hondurasi, Kosova vendos rekord historik
12 Korrik 2025, 10:15 / SPORT

FIFA ka publikuar renditjen e re. Bie në sy se Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të.
Nga renditja e mëparshme, janë luajtur vetëm dy ndeshje. Ishin barazimet ndaj Letonisë dhe Serbisë.
Hondurasi dhe Gjeorgjia janë skuadrat që kanë kaluar mbi kuqezinjtë. Hondurasi ka edhe skuadrën që ka fituar më tepër pikë gjatë kësaj kohe.
Kosova në anën tjetër vijon të fitojë pozicione. Tashmë mban vendin e 95-të. Ky është edhe rekord i ri për “dardanët”, që më parë mbanin vendin e 97-të. Në krye vijon Argjentina, që ndiqet nga Spanja dhe Franca.


Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


