Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

4 Maj 2024, 18:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe Qeverinë.

Top Channel, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live. Të njëjtat burime i thanë se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qëndrore apo në Bashkinë e Tiranës.

 

Po ndodh...