“Mos vdeksh kurrë Fatos Nano”/ Edi Rama mbyll fjalimin e ndjerë për ish-kryeministrin

Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalimit të tij të lamtumirës për ish-kryeministrin, Fatos Nano u shpreh se kur mori vesh lajmin e sëmundjes së tij nuk e mendonte kurrë se do ta shikonte në arkëmort.
Ai u kthye pas në kohë ku u shpreh se me Nanon ndanë bukën dhe se ai u “birësua” nga Partia Socialiste. Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama tha se nuk po thotë lamtumirë por “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano”.
“Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.
Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit. Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.
Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë. Me Nanon ndamë bukë. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij, duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128