Rama me të rinjtë e FRPD-së në podkastin “Flasim”, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e partisë suaj

29 Mars 2025, 09:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama me të rinjtë e FRPD-së në podkastin

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës me të rinjtë, Rama u shpreh se “puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë”, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.

Kreu i qeverisë iu drejtua duke u thënë që “është karakteristikë e partisë suaj ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë’, është banal”.

Edi Rama: Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë.

Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo. Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni.

 

Po ndodh...