Rama në Bruksel: E kemi bërë të qartë, duam të ‘martohemi’ me BE dhe të harrojmë ‘divorcet’

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga Brukseli ku u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë për negociatat me BE, theksoi se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm.
Ai theksoi se Shqipëria ka bërë përparim dhe se hapja e grupeve të kapitujve është një shenjë e rëndësishme e këtij progresi.
“Kam mësuar së nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë më BE, çdo gjë do kaloj ne një konsultim të hollësishëm dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët “, u shpreh Rama.
Kryeministri nënvizoi se ky proces është i vështirë, por theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së dhe se shqiptarët janë mbështetës të këtyre politikave.
“Shqiptarët vetë janë mbështetës për këto lloj politika dhe e kemi bërë të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës”, tha ai.
“Po sjell një varg nga poeti ynë i rilindjes: ‘Për shqiptarët djelli lind aty ku perëndon. Në Perëndim'”, përfundoi Rama, duke theksuar se nuk ka kthim mbrapa dhe se Shqipëria ka vetëm rrugë përpara në këtë proces.
Rama: Kam mësuar së nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë më BE, çdo gjë do kaloj ne një konsultim të hollësishëm dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët. Në të njëjtën kohë, nuk po e gënjejmë veten se kjo ka qenë një punë e vështirë dhe të përmirësohemi në atë që ne bëjmë. Prandaj e e vlerësoj shumë këtë proces, sepse ashtu si komisionerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin të rritet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


