
Rama nuk lë të marr fjalën Luiza Gega: Më mirë mos fol se do thonë u shit

Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimit të sotëm për formalizimin e veprimtarisë së basteve sportive, të thirrur nga federatat në vend, gjeti kohën që të bënte edhe disa batuta me kampionen më të re të Europës në garën 3000 metra, Luiza Gega.
Rama tha se ishte Luiza ajo që donte ta mbyllte takimin me fjalën e saj, por është më mirë që kampionia e atletikës të mos flasë, pasi do të “shpërthejnë” kundër saj, duke thënë se sho=koi u shit për një bast.
“E dija që donte të fliste Luiza, por më mirë të mos flasë se do thonë që ja u shite për një bast, shkove atje. Mos fol më mirë se do të marrin kot përpara. Se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty, janë ata që s’më duan mua. Kur e panë që ne të dy duhemi, e kanë me ty jo me mu. Se kujtojnë se unë jam djalli që të kam bërë magji. Se kanë kuptuar që për ne është detyrim, është nder. Mund ta kishim bërë që në fillim sigurisht, por që tani çdo kampion që do të marri medalje olimpike, ne do ta ndihmojmë, se e meritojnë dhe për të stimuluar më shumë të tjerët që të duan të jenë si ata. Kjo bëhet në të gjitha vendet perëndimore. Kemi pritur Kombëtaren këtu siç pritëm Luizën, kështu që ça meritash do marrim ne, veçse t’i bënim nderimin”, tha Rama.
-
Presidenti italian Sergio Mattarella në 7-8 shtator në Shqipëri
31 Gusht, 12:01 -
-
-
-
-
Ylli dhe Duka: Të hapen bastet e ligjshme, përmirësojnë sportin
31 Gusht, 10:59 -
-
Ja emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
31 Gusht, 10:49

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128