Rama paralajmëron arkitektët: Do të ndëshkohen penalisht nëse nuk raportojnë deformimin e projektit

Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, ka deklaruar se zjarrëvenësit duhet të ndëshkohen si vrasës, duke pasur parasysh dëmet që sollën zjarret në vendin tonë gjatë muajve të verës, shumë prej të cilave dyshohen si zjarrëvenie të qëllimshme.
Kreu i shtetit u ndal edhe në deformimin e projekteve që nuk janë identike me ndërtimin përfundimtar, ku u shpreh se do të ndëshkohen si arkitektët dhe ndërtuesit.
Ai u shpreh se ndërtuesve do t’u hiqet leja për të ndërtuar, ndërsa arkitektët do të përgjigjen edhe penalisht
“Ndërtuesit që do të zihen në faj do të hyjnë në listën e zezë dhe për një periudhë kohore nuk do të lejohen të ndërtojnë. Nuk mund të vijojmë të shohim si ndërtuesit mashtrojnë qytetarët të cilëve mund tu themi që në një sistem si ky marrëdhëniet kontraktuale janë mes palëve dhe sa kohë keni kontratë e keni paguar duke parë piktura merrni përsipër përgjegjësinë, por kjo nuk është zgjidhja.
Qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë ose nuk marrim më dot shtëpinë sepse arrihet në absurdin që një banesë shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë shumë e rëndë.
Përveç listët së zezë do të jenë imediate konfiskimi i objektit dhe do të menaxhohet situata nga shteti.
E rëndësishme që të bllokohet zinxhiri pasi ndërtuesit bashkëpunojnë me arkitektët, mosnjoftimi nga ana e të cilëve për deformimin e projektit do të konsiderohet vepër penale”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


