Rama: Plazhi i Ksamilit do të bëhet publik, nuk mund të mbetet më në duart e disa privatëve injorantë

Kryeministri Rama, ndau kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar. Rama tha se vendosin çmime marramendëse e shërbim mizerabël.
“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar.
Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t'ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
