Rama: Po detyruan Kosovën për luftë hyn edhe Shqipëria, sepse jemi Një!

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i ftuar në prezantimin e librit “Përplasja e Madhe”, të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës tha se nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet.
Rama tha më tej se është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.
Gjatës fjalës së tij, Rama tha se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, por që nëse e detyrojnë atëherë detyrojnë edhe Shqipërinë pasi ne jemi një.
Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka. dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.
Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. Por është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.
Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën.
Ky është edhe thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll, e kam fjalën jo unë se në radhë të parë në Kosovë kanë vuajtur mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë më të shkojë atje veç nëse e detyrojnë, e nëse detyrojnë Kosovën, na detyrojë edhe në Shqipërinë.
-
-
Foto/ Hapet për turizmin një rajon misterioz dhe i largët i Australisë
20 Qershor, 19:58
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


