Rama takohet për herë të parë me Sunak në "Downing Street 10", fokusi tek emigrantët shqiptarë

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë.
Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.
Rama dhe Sunak do të takohen sot dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Pjesë e diskutimeve do jetë edhe bashkëpunimi dypalësh kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar. Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gjatë vizitës 3 ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


