Sot Kuvend/ Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me Ogerta Manastirliun!

23 Mars 2023, 08:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Sot Kuvend/ Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me Ogerta Manastirliun!

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Xhixho do të ngrejë në Kuvend çështjen e mbështetjes së studentëve gjatë kohës së krizës, të cilët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

 

Po ndodh...