Raportuesja për Shqipërinë në PE: Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe lirinë e medias

27 Mars 2024, 17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Po ndjekim nga afër
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabela Santos në një konferencë për mediat ka deklaruar se po ndjekin nga afër se si do të zbatohet ligji për Zonat e Mbrojtura, të miratuar së fundmi nga mazhoranca dhe të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, që i hap rrugë ndërtimeve dhe betonizemeve në këto zona, edhe pse është kundërshtuar nga organizatat mjedisore dhe delegacioni i Bashkimit Europian.

Gjithashtu, Santos tha se po ndjekin me vëmendje edhe lirinë e medias, po ashtu edhe sa i përket pronësisë dhe financimit të mediave.

“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë.” – tha Santos.