
Reagon Veliaj pas lajmeve për 'përplasje' mes tij dhe Ramës për 'shkarkimin' e Ristanit: Kam firmosur një ridelegim, nuk e dija që nuk ishte dakordësuar me ekipin

Me një reagim nga burgu, Erion Veliaj ka reaguar rreth situatës së fundit, për delegimin e detyrës, ku sipas shkresës zyrtare ai ja kishte deleguar Sara Goxhajt këtë post.
Por më herët kjo detyrë i ishte deleguar Anuela Ristanit nga vetë Edi Rama.
Sipas Veliajt kjo shkresë vjen pasi ai nuk ka qënë në dijeni të një vendimi të mëparshëm, madje shuan dhe polemikat për mosmarrveshje me Ramën, duke thënë se ky ishte vetëm keqkuptim.
Reagimi
U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128