Reforma zgjedhore (me Bashën pa Berishën), Gjiknuri takon përfaqësuesit e OSBE-së: Diskutuam rifillimin e punës!

Një ditë pasi PD dhe PS gjetën gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor, Damian Gjiknuri u takua sot me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së.
Pas takimit, përmes një deklarate për shtyp, Gjiknuri u shpreh se me përfaqësuesit e OSBE-së, diskutuan rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.
“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”.
Ndërkohë, në orën 14:00, edhe Enkelejd Alibeaj pritet të takojë në kryesi përfaqësuesit e OSBE-së.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

