Rikthimi i Reformës Zgjedhore, ambasada e SHBA: Takime të vazhdueshme me bashkëkryetarët!

Burime të sigurta bëjnë me dije se në zyrën e shtypit të Ambasadës Amerikane mbi mundësinë e ndërmjetësimit të selisë diplomatike në tejkalimin e krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në përgjigje, thuhet se zyrtarët e Ambasadës do të vijojnë të takohen rregullisht me kryetarët, bashkëkryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshirë Komisionin Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke nënvizuar se takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi.
“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”, nënvizon zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





