Rithemelimi pezullon aksionin në Kuvend! Autorizon Bardhin të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve pas 5 muajsh bllokim

12 Mars 2024, 13:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Rithemelimi pezullon aksionin në Kuvend! Autorizon Bardhin të

Rithemelimi ka vendosur pezullimin e aksionit në Kuvend, duke autorizuar kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi që të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve pas 5 muajsh bllokim të seancave plenare.

Vendimi i grupit opozitar të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vjen pas një raundi bisedimesh në rang përfaqësuesish me mazhorancën, në fokus të të cilave ishte ndërprerja e protestës në Kuvend.

Palët kishin zhvilluar bisedime javën e shkuar për tre çështje kyçe; ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore si dhe ndryshime të mundshme ligjore për reformën në drejtësi.

Me përfundimin me sukses të negociatave, deputetët opozitarë do të rikthehen në Kuvend, duke i dhënë fund aksionit opozitar për krijimin e tensioneve dhe bllokimin e punimeve parlamentare për shkak të refuzimit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore.

 

 

 

Po ndodh...