Sali Berisha humb Apelin, mbetet “non grata” në Britani!

Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe!
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Ky vendim është lexuar këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, nga ku gjykatësi çështje rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

