Salianji i bashkohet protestës së Berishës, thirrje qytetarëve: Mblidhuni nesër në bulevard

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës.
Ai e ka cilësuar këtë moment si vendimtar për ndryshimin politik në vend. Në postimin e tij, Salianji thekson se 13 vitesh opozitë të vështirë, ka ardhur koha për ndryshim. Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë.
Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur!
Nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike!”, shkruan Salianji.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128