Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti reagon në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua

Deputeti Agron Shehaj vijon të mbaj të bllokuar foltoren e Kuvendit edhe përse është përjashtuar nga seanca. Të gjithë deputetët po flasin nga vendi për profesionet e lira, ndërsa Tabaku kërkoi që t’i jepet fjala Shehajt në mënyrë që të flasë nga foltorja.
Por, Spiropali tha se është i përjashtuar dhe Shehaj ndërkohë nuk e liroi foltoren.
Tabaku: Të respektojmë kolegët që donin të flisnin për procedurë. 2 minuat fjalë ka kërkuar.
Spiropali: Është i përjashtuar nga seanca, nuk i përcaktoni ju rregullat.
Tabaku: Unë për këtë ligj, me shumë deputetë të PD kemi bërë betejë 1 vjeçare dhe dua të kemi një debat real. Të diskutonim për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, do doja të flisja nga Foltorja dhe të respektojmë të gjithë të tjerët.
Spiropali: Shehaj lironi foltoren, çfarë kishit për të thënë, ia thatë mbështetësve, ai ishte qëllimi, të bënit live këtu. Po bëheni qesharakë.
Shehaj-Tabakut: Kur ty të është bllokuar fjala të kam mbrojtur.
Tabaku: Zoti Shehaj ju respektova, më lini të mbaroj.
Shehaj reagon në Facebook: 1.3 miliardë euro Jorida duhet të ishe në krah me mua, jo aty Jorida duke bërë të mundur seancën. Mos vazhdoni kolegë opozitarë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

